Temperatura të ulëta, ngricat vijojnë

Përmirësohet moti por temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Drejtimi i makinave duhet të vijojë të bëhet me zinxhirë, këshillon policia. Në tre rajone temperaturat vazhdojnë të jenë në minus dhe prezenca e ngricave në rrugë po ashtu mund të kthehet në burim aksidentesh. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gadishmëri dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar shpërndarja e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset më problematike, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet