Tenderi për uniformat e policisë, kompania fituese dyshohet për evazion fiskal

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet ndaj kompanisë fituese në tenderin për uniformat e policisë, ‘Marsi&Al’. Ndaj kësaj kompanie po kryhen hetime për ‘evazion fiskal’ dhe ‘mashtrim’, pasi në emër të saj janë gjetur disa fatura në studion e kontabilitetit të shtetasve Hazbije dhe Ramazan Leka, të arrestuar më 10 maj të 2016ës. Nëpërmjet operaconit të koduar ‘Kontabilisi’, policia zbuloi se këta shtetas, krijonin skema mashtruese për ‘fshehjen e të ardhurave’. Mes kompanive të përfshira në këtë skemë, rezulton dhe ‘Marsi&Al’. Abuzimi më i madh i gjetur deri më tani, është fakti se kompanitë fituese kanë mashtruar në lidhje me prodhimin e uniformës në Turqi, pasi ato janë prodhuar në Shqipëri. Polcia e shtetit, në kallëzimin e saj vuri në dukje, se mospërmbushja e kritereve në uniforma nga kjo kompani, ka dëmtuar prezantimin në komunitet të efektivëve të policisë së shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet