Tërmeti bashkon kombet. Serbë, kosovarë dhe shqiptarë dorë për dore pas tërmetit. Ish-armiqtë bashkohen për të ndihmuar

Në pritje gjithmonë të një mrekullie për të dëmtuarit nga tërmeti, mbase ky trekëndësh në tokën e lënduar do të japë shpresë. Kosovarë, serbë, shqiptarë, kroatë dhe maqedonas, janë dorë më dorë mbi gërmadhat në Durrës dhe Thumanë. Njëzet vjet pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia duket sikur është ringritur thuajse e gjitha për herë të parë pas rënies së saj për ndihmë ndaj shqiptarëve. Në emër të solidaritetit, Ballkanasit janë ribashkuar edhe pse vetëm për disa kohë, në mënyrë për të ndaluar shkatërrimin e tërmetit vrastar.

Që nga dita e dytë pas tërmetit, ndihma urgjente nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrabi dhe Shkupi, janë mbledhur gjatë 48 orëve të fundit në zonat më të goditura. Zjarrfikëse, ushtarë, bashkim kombesh, skuadra dhe uniforma me flamuj të cilët kohë më parë ishin armiq, janë mbledhur në zonën e shkatërruar për të ndihmuar. Mbase nuk do të vllazërohen, por kanë bashkuar forcat e tyre drejt një objektivi të përbashkët.

Në Thumanë, një fshat pothuajse një orë me makinë nga Durrësi, një repart serb i nisur nga Nishi, ka mbërritur me një kamion duke futur brenda gjithçka për pastrimin e rënojave dhe gjetjen e të mbijetuarve të një pallati tre katësh gati i rrëzuar. Nga ana tjetër e rrugës, punojnë zjarrfikëset nga Suha Reka në afërsi të prishtinës, të cilët kanë shpëtuar një grua. Ndërsa një grup ushtarësh me stemën “RKS”, Republika e Kosovës, deklarojnë se “askush nuk është i sigurt ballë për ballë njëri-tjetrit, por mbase kjo fatkeqsi do të ndikojë në forcimin e miqësisë”.

Në fushën e futbollit ku janë vendosur edhe tendat, shefi i mjekëve të emergjencës, doktor Skënder Brataj thekson se “ndonjëherë jemi të burgosur të paragjykimeve tona”. Vetëm pas disa orësh, serbët nisen drejt Durrësit, të thirrur për të hequr gërmadhat dhe ndihmuar në gjetjen e personave poshtë gërmadhave të një pallati të sapo rënë.

Më në fund në Thumanë kanë mbërritur edhe ndihmat nga grekët e E.M.A.K. Ndihma civile nga Athina me dy qentë e tyre zbulues. Do të punojnë me dy turne. Vetëm gjatë orëve të para nga gërmadhat është nxjerrë një grua 45 vjeçare, ndërsa pas saj tre trupa të tjerë të pajetë. “Tashmë qentë do të jenë ata që do të kërkojnë frymë jete”.

Në Kënetë, në periferi të Durrësit, janë përqëndruar trupat kroate, rumune, shqiptare dhe italiane. Sheshi i kryqit të kuq është bërë shkas për bashkimin e shumë kombeve. Po kërkohet nëna e ndarë nga dy vajzat e saj nën germadhat e një ndërtese zyrash. Në qytet po punojnë 160 zjarrfikës italianë. Ardhja e një grupi vullnetarësh të shoqërisë kombëtare nga zjarrifkësit e romës, ka dhënë ndihmë shumë të madhe.

Bledar Qato, trajneri i skuadrës së të rinjve në futboll për Teutën, ka ftuar gjatë natës të gjithë punonjësit italianë për të shijuar një picë të ngrohtë. Nata është akoma e gjatë dhe ai do ta kalojë këtë natë brenda në makinë me gruan dhe dy fëmijët e tij, pasi pallati ku ai banonte, tashmë është shkatërruar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet