Testi i maturës, vlerësimi dhe risitë

Maturat kanë filluar me përgatitjet për provimet e maturës, ato me zgjedhje dhe ato të detyruara. Këtë vit teza e provimit dhe forma e korrigjimit do të ketë ndryshime. Qëndra e shërbimit të arsimit ka zbardhur disa modele testesh për të dyja format e provimit. Testi i lëndëve të detyruara vlerësohet me 60 pikë. Koha në dispozicion për zhvillimin e testit do të jetë 2 orë e 30 minuta. Secila teze do të ketë 20 pyetje me zgjedhje dhe pyetje të tjera do të jenë më zhvillim dhe arsyetim. Për vlerësimin e testeve po shikohet mundësia e vlerësimit elektronik të tyre. Ky model korrigjimi do të zbatohet vetëm për pyetjet me alternativa, ndërsa ato me arsyetim do të vijojnë të korrigjohen me mësues të përzgjedhur.

Gjuha shqipe dhe letërsia: Meqë provimet e maturës bëhen me shkrim kompetencat gjuhësore dhe letrare vlerësohen sipas: të lexuarit, të shkruarit, përvetësimi i rregullave gramatikore dhe pikëzimit, analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe llojeve të ndryshme letrare, vlerësimi i letërsisë shqipe dhe asaj botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike. Teksti do të jetë i strukturauar në pjesë. Pjesa e parë do të ketë në përmbajtje një tekst joletrar dhe njohuritë e aftësitë gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikëzimit. Teksti joletrar do të jetë i panjohur për nxënësit. Pyetjet mbi njohurite gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikëzimit do të integrohen me tesktin joletrar. Pjesa e trete e tekstit përfshin esenë. Kjo e fundit dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit.

Matematika: Testi vlerësohet në total me 60 pikë. Testi ka në përmbajtje 20 pyetje me zgjedhje, dhe pyetje të tjera me zhvillim dhe arsyetim. Në pyetjet me zgjedhje duhet të vlerësoni në vetëm shkronjën përbri përgjigjes, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira. Bazuar në kurrikulën që nxënësit kanë zhvilluar në shkollë, përmbushja e kompetencave matematikore për një nxënës gjatë gjithë zhvillimit të lëndës, dhe jo vetëm, arrihet nëpërmjet 5 tematikave kryesore: numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni.

Gjuha e huaj: Sipas rregullores së maturës, bëhet me dijë se testi i gjuhës së huaj do të jetë i strukturuar në tre pjesë. Të lexuarit, të kuptuarit, të shkruarit. testi ka në përmbajtje rreth 50% të pyetjeve. Përdorimi i drejtë i gjuhës që ka 28% të pyetjeve dhe të shkruarit që ka 22% të pyetjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet