Testim me shkrim dhe fizik efektivë të policisë së burgjeve, ja pyetjet

Efektivët e policisë së burgjeve do ti nënshtrohen provimit me shkrim por gjithashtu edhe fizik. Rreth 3000 efektive iu duhet ti nështrohen këtyre testeve për të mbajruer postin që kanë momentalisht. Kështu në testimin me shkrim përfshihen 12 pyetje, ndërsa në testimin fizik përfshihen 6 ushtrime në terren. Testi do të zhvillohet këtë fundjavë pranë Akademisë së Policisë së Shtetit. 12 pyrtjet me shkrim do të jenë për të drejtat dhe trajnimi i të dënuarve në burg dhe paraburgim, njohja e ligjit për policinë e burgjeve, rregullat e sjelljes së punonjësve të policisë, ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit etj. Pas testit me shkrim pritet që efektivët e policisë ti nënshtrohen testit fizik me vrap për 100 m, pompa, paralele dhe vrapim me uniformë deri ne 3 mijë metra. Për të kaluar testin fizik policëve iu duhet të marrin minimalisht 60% të pikëve nga 6 ushtrime fizike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet