Testohen mbi 1000 inspektorë, së shpejti nis vala e shkarkimeve

Ashtu sikurse ishte parashikuar qeveria ka ndërmarrë reformën në administratë. Ditën e djeshme Departamenti i Administratës Publike, zhvilloi testimin me shkrim për vlerësimin e njohurive të më shumë se 1000 nëpunësve civilë në strukturat me funksione inspektimi. Ndërkohë këtë testim e ndoqi nga afër drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, e cila theksoi rëndësinë e rritjes së profesionalizmit të punonjësve që i shërbejnë qytetarit. “Këtu kemi 1.000 nëpunës civilë, të cilët ushtrojnë funksione inspektimi në institucionet e administratës publike. Këta nëpunës janë një pjesë e rëndësishme e nëpunësve publik të administratës të cilët kanë përfaqësim të drejtpërdrejtë me bizneset dhe me qytetarët. Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla shqiptare e Administratës Publike do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime të vazhdueshme për nëpunësit civilë për të rritur kapacitetet dhe për të rritur profesionalizmin e të gjithë punonjësve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve”, deklaroi ajo. Koçiu bëri me dije se nëpunësit të cilët vlerësohen me më pak se 50 pikë në total në testim, do ti nënshtrohen një trajnimi më të specializuar për një periudhë tre mujore, ndërsa deklaroi se një pjesë e tyre do të shkarkohen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Dashmir Ramolli   e Diel 17 Dhjetor, 2017

    Hiqini ata the parent nuk dine the shkruajne