Thellohet dosja CEZ, pas Berishës ish-ministri demokrat thirret në Prokurori

Hetimet për dosjen CEZ po thellohen akoma më tej. Pas Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, në Prokurorinë e Tiranës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Genc Ruli. Komisioni hetimor parlamentar për këtë privatizim kanë bërë një padi në prokurori ku kanë akuzuar disa nga ish zyrtarët e PD. Emrat po dalin një e nga një në bazë të thirrjeve që po i bën prokuroria për të dëshmuar për këtë aferë korruptive. Në kuadër të hetimeve prokuroria ka kërkuar dëshminë e Rulit, si i akuzuar, por dhe si person që ka dijeni për marrëveshjen, pasi ai ka qenë përgjegjësi kryesor sepse mbante postin e ministrit të Energjisë. Burime bëjnë më dije se Ruli ka qëndruar për reth një orë duke dhënë dëshminë e tij nga ora 18:00 deri në 19:00. Pas deklaratës ai ka sqaruar se kjo ishte një dëshmi e bazuar në prova. Në padinë që është bërë në prokurori pretendohet se shteti ka humbur 414 milionë euro. Në total janë 22 persona që janë paditur, shumica ish-anëtarë të grupit të negocimit dhe të vlerësimit të ofertave. Por në listë janë dhe emra si Genc Ruli, Ridvan Bode, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Florion Mima, Eno Bozdo, etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet