Tirana dhe Torino kurrë kaq afër. Veliaj firmos marëveshjen për projektet e bashkëpunimit me bashkinë e Torinos

Një marëveshje u firmos dje në Torino, për mbështetje dhe bashkëpunim reciprok mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Torinos Piero Fassino, i cili e komentoi këtë si një marëveshje historike. "Që prej kohësh - tha ai - ndërmjet të dy qyteteve kishtë një marëdhënie bashkëpunimi që tani është forcuar si rrjedhojë e numrit të lartë të shqiptarëvë në këtë qytet. Me këtë marëveshje hapet tani një bashkim mes universiteteve, institucioneve kulturore, sipërmarrjeve që do të konsolidohen përherë e më shumë". Kryetari i bashkisë së Tiranës po ashtu u shpreh i kënaqur: “Torino ka ditur të presë më së miri bashkëkombasit tanë, dhe ne duhet ti themi faleminderit këtij qyteti, që i ktheu në qytetarë të vet, shqiptarët. Duhet ta konsiderojmë emigracionin si një burim të çmuar dhe jo si një pengesë". Objektivi i parë i marëveshjes do të jetë, vlerësimi i aktiviteteve të bashkëpunimit që do të zhvillohen në Tiranë, nën mbikqyerjen e Dhomës së tregtisë së torinos.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet