Tirana pa drita, shkak disa riparime në rrjet

Disa zona të Tiranës sot do të jenë pa drita. Shkak për këtë janë bërë disa punime në rrjetin e ri 20 Kv. Sipas OSHEE punimet janë planifikuar me kohë në disa kabina. Për këtë arsye dritat do të ndërpritën në dy fidera: 244 dhe 247 që dalin nga nënstacioni Dinamo. Fideri 244 do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 . Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë: zona pranë shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave në Rr. “Don Bosko”. Fideri 247 do të stakohet gjatë intervalit kohor 12:00-15:00. Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona të “2000 Apartamentet”, Rr. “Vangjel Noti” zona pranë ish-Kombinatit “Josif Pashko".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet