Tiranë, kredi të buta: 1200 aplikime për 2000 përfitues

Nëse jeni të pastrehë dhe keni një nivel të ulët të ardhurash, për të blerë apo ndërtuar një banesë, mund të aplikoni për nje kredi të butë. Pasi u bë me dije se në buxhetin e vitit 2017 Bashkia e Tiranës do planifikonte një fond prej $1 milionë për kredi të buta për të pastrehët menjëherë kanë nisur aplikimet. Deri tani kanë aplikuar 1300 persona, ndërsa përfituesit do të jenë 2000. Për të përfituar një kredi të butë pa interes apo me interes të ulët duhet të plotësohen disa kushte. Duhet patjetër të mos kesh pronësi apo bashkpronësi në asnjë pronë tjetër. Kusht është gjithashtu niveli i të ardhurave të familjes dhe mosha e personave të saj. Të ardhurat nuk duhet te jenë me shumë se 30 000 leke dhe jo me pak se 21 000 lekë. Ndërsa të paktën dy persona të familjes duhet të jenë të punësuar dhe jo më shumë se 30 vjeç. Deri tani numri i aplikimeve është i lartë dhe ky numër do vazhdojë te rritet sepse çdo ditë aplikojnë deri në 100 persona. Shuma e përfituar nga këto kredi do jetë në bazë të numrit të pjesëtarëve të familjes dhe interesi i kredive do fillojë nga 0% deri në 5 %, sipas mundësive ekonomike të familjeve kreditore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet