Tiranë, protesta e qytetarëve: ''Bashkia po rrit çmimin e ujit që nuk konsumohet''

Që nga muaji Janar 2018, qytetarët e tiranës do të paguajnë 65 Lekë për çdo m3 ujë që vjen nga çezmat e tyre. Këshilli bashkiak i tiranës vendosi dje të rrisë çmimin e ujit të pijshëm me rreth 40%, vendim që nuk kaloi pa probleme. E vetmja gjë që nuk pëson ndryshim është tarifa për ujërat e ndotur. Nga ky vendim preken familjarët dhe bizneset, të cilët nga 135Lek për m3, do të paguajnë 190Lek/m3. Kryebashkiaku i tiranës tha se kjo masë është e nevojshme për të siguruar furzimin të pandërprerë me ujë të pijshëm, por opozita e bojkotoi këtë vendim. Mateo Spaho, nga PD, tha se ishte prezantuar jo në transparencë dhe se çmimi ishte abuziv. Një grup qytetarësh dje protestuan para bashkisë për rritjen e çmimit të ujit. Ata mbanin në duar bidonë bosh dhe pankarta. "Sot e blejmë më Lekë ujin e pijshëm, Bashkia po rrit çmimin e ujit që nuk konsumohet", thërrisnin ata. Në mbrojtje të protestuesve ka dalë sot dhe kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, që e quajti këtë "vendim pazar për të miratuar koncesionet klientelistë të shkollave."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet