Idajet Beqiri, Kryetar i PUK

Tjetër goditje dekretit të Presidentit, Kolegji Zgjedhor njeh datën e zgjedhjeve

Një lajm i papritur ishte ai që anulon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 30 Qershorit. Votime do të këtë. Lajmin e dha sot Kryetari i partise së Uniteti Kombëtar, Av. Idajet Beqiri i cili kishte paraqitur një kërkesë për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit, kërkesë që Kolegji e hodhi poshtë. KQZ tha se dekreti i presidentit është i pavlefshëm dhe në shkelje të ligjit. “Partia Uniteti Kombëtar është regjistruar, kemi miratuar fletët e votimit dhe renditjen e partive në këto fletë. Fletët janë printuar. PUK renditet në fletë aty në ato bashki ku ka marrë pjesë. Kërkesa e Beqirit është e pabazuar në ligj dhe duhet rrëzuar. Legjislatori nuk e ka parashikuar tërheqjen me ligj. Heqja e një partie automatikisht do sillte asgjësimin e fletëve të votimit. Ky precedent do të banalizonte zgjedhjet”, u shpreh përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Olsi Peto.

Nga ana e tij, Beqiri tha se dekreti i Presidentit ka çuar në një përplasje institucionale të cilën duhet ta zgjidhë Kolegji. Kreu i PUK-së tha se elektorati është vënë në pozitë të vështirë me KQZ-në që vazhdon procesin zgjedhor dhe me presidentin që i ka anuluar me direkt ato.

“Kërkesa jonë është të hiqemi nga fletët e votimit. Por KQZ pasi shqyrtoi kërkesën tonë u mor me shkakun përse ne bëmë padi. Shkaku i vetëm është dekreti presidentit. Është i vlefshëm apo jo ky dekret, deri sa Kushtetuesja e ka dhënë njëherë një vendim. Në këto kushte ne nuk kishim zgjidhje tjetër dhe e sollëm këtu. KQZ na thotë dekreti i presidentit është absolutisht i pavlefshëm. Presidenti thotë që këto janë zgjedhje moniste por në fletë ka 50 parti politike. Kolegji zgjedhor duhet të zgjidhë ngërçin e krijuar midis institucioneve “, tha Beqiri gjatë seancës në Kolegj.

Në përfundim të paraqitjes së argumenteve gjatë kësaj seance nga Idajet Beqiri dhe përfaqësues të KQZ-së, Kolegji Zgjedhor vendosi të hedhë poshtë vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve dhe të lërë në fuqi vendimin e KQZ-së që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet