Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës imzot Xhorxh Frendo

Toka vazhdon të lëkundet, Gjendje e Jashtëzakonshme në vend. Numri i viktimave shkon në 24

Kryeministri Edi Rama tha sot se ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme, e cila përkon me marrjen e masave për 30 ditë me radhë. Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar mëngjesin e sotëm, Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

"Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën e legjislacionin përkatës, ashtu si Kushtetuta e Legjislacioni e shtjellojnë dhe duke u nisur nga natyra e problematikave dhe prioriteteve të situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt dhe plagët janë ende të hapura në Durrës dhe Tiranë", vuri në dukje Kryeministri Rama.

Forcat speciale shqiptare dhe kosovare vazhdojnë kërkimet në rrënojat e Thumanës, vend ku mendohet se ka ende trupa, nën rrënoja. Bilanci i viktimave deri tani ka shkuar në 24 përsona.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë fton të gjithë bashkëpunëtorët, shoqatat dhe bizneset të ofrojnë ndihmën e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga tërmeti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet