Trafiku, minimarketet nuk do të furnizohen gjatë orëve të ditës

Urdhri i Veliajt, kompanitë u lajmëruan: ''nuk do të ketë furnizim të dyqaneve apo minimarketeve, gjatë orëve të ditës''

TIRANE - Bashkia e Tiranës e fillon me transportin publik në prag të shkollave. Një urdhër i ri i kryebashkiakut të Ramës, kërkon çertifikimin e të gjithë furgonave që transportojnë fëmijët në shkolla. Veliaj punon dhe inspekton thuajse çdo ditë në terren urdhrat e tij. Për vit të ri shkollor, është ndërhyrë në rreth 60 shkolla dhe ka mbi 100 të tilla që kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme. Pritet që gjatë kësaj jave Bashkia me numrin më të madh të banorëve në Shqipëri, të nxjerrë disa urdhra të rinj. "Kompanitë janë tashmë të lajmëruara për faktin se nuk do të ketë furnizim të dyqaneve apo minimarketeve, gjatë orëve të ditës”, deklaroi Veliaj. Mesa duket problemi me kaosin e trafikut çdo mëngjes është për shkak të orarit të furnizimit të marketeve me furgonët që çojnë fëmijët në shkolla. Pas disa ditësh kjo ndryshon. "Do të nxjerrim oraret fikse për ndalimin e furgonëve dhe makinave të furnizimit të qytetit gjatë orëve të mësimdhënies dhe masat e reja për ndërtimet pa leje dhe për të gjithë problematikën që kanë objektet arsimore” sqaroi Veliaj. E reja që lidhet me shkollat është dhe heqja e të gjitha ndërtimeve apo kioskave të palegalizuara rreth e rrotull.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. komentuesi  e Mërkurë 9 Shtator, 2015

    bravo erion po e fillon nga zero dhe po e ben tiranen lule kshu e duan njerezit me dajak jemi me ty !!!