Transport publik, miqësor me klimën, marëveshje me Gjermaninë

Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë për një transport publik udhëtarësh miqësor me mjedisin dhe metropolin e Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nënshkroi sot me ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf një marrëveshje mes Qeverisë shqiptare dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunimin Teknik 2019 për projektin “Për një transport publik udhëtarësh miqësor me mjedisin dhe metropolin e Tiranës (DKTI)”.

“Ky projekt ka si objektiv të promovojë transportin urban miqësor me klimën. Banorët e kryeqytetit, por dhe vizitorët do të jenë përfitues”, theksoi Balluku.

“Kjo nismë do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardeve dhe të lëvizshmërisë së udhëtarëve, që përdorin transportin publik”, tha Balluku, e cila shprehu “mirënjohje për Qeverinë Federale Gjermane për mbështetjen që na jep në vijimësi”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet