Tjetër grua e vdekur, dyshohet i shoqi

Një grua është gjetur e pajetë në banesë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se gruaja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit duke nisur hetimet, ndërsa dyshohet se 53-vjeçaren e ka vrarë burri, Skënder Hoxha. Bashkëshorti është shoqëruar nga policia pas ngjarjes ku po pyetet nga grupi hetimor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet