U kap me rrjetin e prostitucionit një vit më parë, 40 vjeçarja përdori sëmundjen e vajzës për tu liruar

Nëna nga Fieri, e cila akuzohet se ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion është liruar nga qelia një vit më pare. Ajo ka përdorur në gjykatë faktin se vajza është e sëmurë dhe ka nevojë për një trajtim që mund t’ia japë vetëm ajo. Në lidhje me pyetjen e prokurorit për arrestimin si pjesë e një grupi prostitucioni pak kohë më parë në Durrës, Yzeiraj është shprehur se ka punuar aty thjesht si kamariere. Në këtë rast ajo ka përdorur vajzën si pretekst për t’u liruar nga qelia. Ndërkaq, lidhur me akuzat e përdhunimit, prokuroria ka administruar disa telefonata të familjarëve të 40 vjeçares, të cilët i kërkonin asaj shpjegim lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se Yzeiraj u është përgjigjur se nuk e kishte bërë publike, për shkak të frikës së skandalit.Ndërkohë nga analizat laboratorike, u vërtetua se në trupin e 12 vjeçares ka lëndë trupore të bashkëjetuesit të Selvies, Ilmi Hoxhës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet