U pushkatua nga sistemi komunist, familja gjen eshtrat pas 65 vitesh

Një familje nga fshati Mërqi në Lezhë, arrin të gjejë eshtrat e familjrait të tyre pas 65 vitesh. Eshtrat e Ndrec Mark Zefit, u gjetën në malin e fshatit, në afërsi të kishës ku ishte pushkatuar në moshën 41 vjeçare nga regjimi i kohës. Ai u ekzekutua për shkak se kishte organizuar një plan për kalimin e kufirit, gjë e cila ishte e ndaluar gjatë sistemit komunist.

Zbulimi i eshtrave të Zefit ishte një nismë personale e familjarëve të tij. Ata u udhëhoqën në kërkim nga një i moshuar i zonës, i cili në atë kohë ishte ndeshur me ekzekutorët e bashkëfshatarit të tij, në zonën ku ruante bagëtinë. Ai kishte dëgjuar të shtënat dhe një ditë më pas kishte parë vendin ku e kishin varrosur. Më pas askush nuk guxonte ti afrohej zonës dhe erozioni ka bër ëtë veten. I moshuari, pas demokracisë, mbante mend zonën por jo pikërisht vendin ku ishte varrosur bashkëfshatari i tij.

Si ky rast në vendin tonë ka me qindra, ku eshtrat e shumë të pushkatuarve vijojnë të mos gjenden.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet