USAID prezanton projektin 9 milionë dollarësh për Reformën në Drejtësi

USAID ka prezantuar mëngjesin e sotëm projektin prej 9 milionë dollarësh për sektorin në drejtësi, në një ceremoni të titulluar “Drejtësi për të gjithë”, gjatë të cilit ka folur edhe ndihmësadministratori i USAID për Europën dhe Euroazinë, Thomas O. Melia. Në fjalën e tij, Melia ka theksuar angazhimin e plotë të qeverisë së SHBAve për përmirësimin e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, si dhe kthimin e besimit të qytetarëve te Gjyqësorit.

Gjatë kësaj ceremonie ka folur edhe kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, ndërkohë që mes pjesëmarrësve kanë qenë edhe përfaqësues të lartë të sektorit të drejtësisë, përfshi krerët e gjykatave të Apelit, atyre të Rretheve, si dhe të gjykatave Administrative. Projekti i konsideron të gjithë këta si aktorë të rëndësishëm në procesin e Reformës në Drejtësi, por edhe si mbikëqyrës të zbatimit të reformave.

Melia u bëri thirrje të gjithë të interesuarve të bëjnë hapa përpara me miratimin e Reformës në Drejtësi, duke i quajtur ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore të propozuara si “jetike, jo vetëm për një sistem të drejtë gjyqësor, por edhe për një demokraci funksionale”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet