Udhëzimi, proçedurat e reja për legalizimet

Hipoteka do të japë çertifikatën e pronesisë vetëm pas kompesimit të pronarit. Sipas udhëzimit të ri të Aluiznit dhe Hipotekës për ndërtimet pa leje ka ndryshuar proçedura për tapinë e tokës. Si kusht për marrjen e çertifikatës së pronësisë mbi truallin, është kompesimi i pronarit. Personat që kanë ndërtuar pa leje në tokën e të tjerëve duhet të përfundojnë likuidimin e pronarëve. Udhëzimi i përbashkët mes Hipotekës dhe Aluizmit mban nr. 4695 detajon proçedurat e rregjistrimit të pasurisë së legalizuar. Sa i përket pronave të cilat janë ndërtuar në truall ku më parë ka ekzistuar një tjetër pronë, mjafton që subjekti apo individi të dorëzojë pranë Aluiznit kontratën noteriale të prishjes së objektit të mëparshëm dhe vërtetimin që objekti nuk ekziston më. Ky udhëzim pritet të lehtësojë këto proçedura që më parë ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet