Udhëzuesi i domosdoshëm në valixhe

Atë çfarë çdo qytetar shqiptar jashtë duhet të dijë, kur ndodhet në situata të pa parashikuara. Një guidë e thjeshtë e publikuar sot nga Ministria e jashtme. E gjeni dhe tek Hermesnews

Shërbime Konsullore

Mbrojtja dhe asistenca konsullore ndaj shtetasve shqiptarë. Kur gjenden në vështirësi në shtetin e huaj dhe humbin lidhjet me

familjarët e tyre në Shqipëri. Vështirësitë me të cilat mund të përballen shtetasit janë të natyrave nga më të ndryshmet. Për çdo rast ata mund t’u drejtohen Përfaqësive të RSH. për t’u këshilluar apo për të kërkuar ndihmë. Përfaqësitë ndihmojnë sidomos në rastet kur shtetasit kanë probleme dhe vështirësi me autoritetet e vendit pritës. Duhet pasur parasysh në këto raste se përfaqësitë nuk janë zyra informacioni apo agjenci udhëtimi.

Shtetasit mund t’u drejtohen kurdoherë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të R.SH. për të vendosur lidhjet me familjarët e tyre në atdhe. Përfaqësitë shqiptare marrin përsipër njoftimin e familjarëve përmes MPJ. Prandaj dhënia e informacioneve

të sakta dhe të mjaftueshme është me rëndësi.

Edhe familjarët mund të kërkojnë ndihmën e MPJ, që përmes Përfaqësive të RSH të vendosin lidhje me të afërmit e tyre. Duhet pasur parasysh që në këto raste Përfaqësitë nuk mund të sigurojnë informacione, n.q.s. shtetasit për të cilët interesohen,

qëndrojnë ilegalisht ose janë të burgosur dhe janë shprehur negativisht për kontaktimin me ta. Rëndësi të madhe ka dhënia e informacioneve të sakta rreth familjarëve dhe të njohurve të tyre jashtë shtetit.

Si mund të pajiset shtetasi shqiptar me dokumente udhëtimi

Pajisja me pasaportë

Shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, do të aplikojnë për pasaportë biometrike, duke u paraqitur personalisht në mjediset e përcaktuara nga firma prodhuese për këtë qëllim. Aktualisht këto mjedise ndodhen vetëm në Shqipëri, në mjediset e Zyrave të

Gjendjes Civile në Njësitë Bashkiake.

Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit të caktuar me prokurë të posaçme.

Pasaporta e re e ka vlefshmërinë deri në 10 vjet. Shtetasit deri në 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e

gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë në procesin e aplikimit. Pajisja me pasaportë biometrike bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. Në momentin e marrjes në dorëzim të kësaj pasaporte, shtetasit vihen ne dijeni për pavlefshmërinë e pasaportës së mëparshme.

Pasaporta biometrike do të tërhiqet pranë drejtorive/komisariateve të policisë nga aplikanti, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë të posaçme ose nga një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija). Për shkaqe emergjente që shtetasi detyrohet të largohet nga vendi shumë shpejt, pa e pritur marrjen personalisht të pasaportës, ai duhet ta bëjë këtë largim menjëherë pas aplikimit, kohë gjatë së cilës akoma nuk ka hyrë në sistem pasaporta e re, duke autorizuar një përfaqësues me prokurë për marrjen e saj.

Në rastet kur shtetasit disponojnë viza të vlefshme në pasaportat ekzistuese, ata paraqesin para organeve të kufirit pasaportën biometrike të shoqëruar me pasaportën ekzistuese në të cilën ndodhet viza e vlefshme. Kjo vlen për sa kohë pasaportat e vjetra janë në përdorim.

Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëmijë të vegjël apo për zgjatje afati. Në të ardhmen, nëse do të vendosen poste aplikimi për pasaporta biometrike në disa përfaqësi, rregullat e aplikimit do të bëhen të njohura paraprakisht.

Në Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti edhe në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në Athinë, Selanik, Romë, Milano, Bruksel, Londër, Nju Jork dhe Bernë Pikat e kontaktit ku qytetarët duhet të drejtohen për marrjen e informacionit për këtë qëllim, janë të afishuara në faqet zyrtare të këtyre përfaqësive.

Çfarë duhet të bëjnë shtetasit kur humbin ose duhet të zëvendësojnë pasaportën e udhëtimit ? Kur shtetasit shqiptarë humbin pasaportën, duhet që menjëherë të bëjnë denoncimin në organet policore të vendit përkatës dhe të njoftojnë Përfaqësinë diplomatike ose konsullore në atë vend.

Për t’u ri pajisur me pasaportë, shtetasit që e kanë humbur atë, duhet të veprojnë njëlloj sikurse dhe shtetasit e tjerë që kërkojnë të pajisen nga e para me pasaportë, duke shtuar këtu dhe depozitimin e dokumentit denoncues për humbjen e pasaportës së parë.

Pajisja me lejekalimi

Në shtetet ku ka një përfaqësi shqiptare Kërkesa e shtetasve shqiptarë në përfaqësitë diplomatike ose konsullore për lejekalimi, kur duhet të kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë dokument udhëtimi, bëhet me prezencën e personit të interesuar para konsullit. Bëhet përjashtim për prezencën e shtetasit, në rastet kur ai: Është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast kërkesa bëhet nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt; Për arsye të forta shëndetësore, nuk mund të paraqitet në përfaqësi.

Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Në shtetet ku nuk ka një përfaqësi shqiptare Kur shtetasi shqiptar ka humbur dokumentet e udhëtimit në një vend ku nuk ka përfaqësi diplomatike apo konsullore shqiptare,ai bën kallëzimin në postin e parë të policisë së vendit përkatës për humbjen e dokumenteve të udhëtimit dhe me ndihmën e autoriteteve policore realizon kontaktin me ambasadën apo konsullatën e vendit të tij që ka në juridiksion shtetin ku ai ndodhet përkohësisht. Me ndihmën e policisë të vendit përkatës dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare që njoftohet nga familjarët e tij, bëhet i mundur shkëmbimi i informacionit dokumentues dhe pajisje me Leje kalimi nga ana e Përfaqësisë shqiptare. Dhe kjo, kurdoherë në rrugë zyrtare nëpërmjet autoriteteve policore të shtetit ku ai ndodhet.

Dokumentacioni bazë mbështetës për identitetin e kërkuesit:

 Pasaportë e pavlefshme;

 Kartë identiteti origjinale;

 Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 6 muajt e

fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit;

 Leje drejtimi automjeti, format i ri elektronik shqiptar;

 Leje pune ose leje studentore me fotografi shoqëruar me dokumente bankare të

vendit pritës;

Ky dokumentacion duhet të shoqërohet me denoncimin pranë autoriteteve kompetente

vendase për humbjen e pasaportës;

Kërkesa për pajisje me lejekalimi e personave të mitur deri në 16 vjeç bëhet nga dy

prindërit ose njëri prind, me pëlqimin e prindit tjetër. Pëlqimi jepet nëpërmjet një

deklarate noteriale.

Për të miturin me një prind ose me kujdestar, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën. Personi i mitur, (i sapolindur) për t’u pajisur me lejekalimi, paraprakisht duhet të jetë regjistruar në zyrën përkatëse të gjendjes civile në vendin ku ka lindur dhe dokumenti shoqërues duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kur një shtetas shqiptar jashtë vendit gjendet në një situatë trafikimi

1. Si duhet të veprojë vetë shtetasi

Rasti i parë:

Shtetasi duhet të kontaktojë direkt përfaqësinë diplomatike ose konsullore në këtë

vend, të deklarojë problemin dhe të kërkojë ndihmë përfshirë edhe faktin nëse ai/ajo

dëshiron të kthehet në Shqipëri.

Rasti i dytë:

Shtetasi duhet të kontaktojë direkt me strukturat e policisë në vendin ku gjendet dhe

të kërkojë ndihmë.

Rasti i tretë:

Në pamundësi për të kontaktuar me policinë ose me përfaqësinë diplomatike ose

konsullore shtetasi mund të kontaktojë një organizatë vendase jo qeveritare që

ndihmon shtetasit e huaj për raste të tilla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet