Uniformat e policisë jashtë kritereve, kallëzohet penalisht kompania kontraktuese

Policia e shtetit ka bërë një kallëzim penal ndaj kompanisë ‘Marsi & Al’, përgjegjëse për uniformat e e efektivëve. Kjo për shkak se 27.900 uniforma të prodhuara për Shqipërinë, kanë pasur mungesë të theksuar komponentësh. Në kallëzimin e policisë, thuhet se shtatë prej modeleve kanë dalë me probleme. Një numër i madh prej tyre janë prodhuar me numra më të vegjël sesa specifikimet e vendosura në tender, ndërkohë që ka pasur probleme edhe me cilësinë e materialit. Mësohet se tenderi për uniformat e policisë, i lëshuar më 24 maj të këtij viti, i ka kushtuar 220 milion lekë buxhetit të shtetit. Sipas një deklarate të policisë, më datë 2 shtator është ndërprerë marrëdhënia kontraktuale me kompaninë ‘Marsi & Al’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet