Ushtria zbret në rrugë, të mbajmë pastër vendin

Ushtria vazhdon punën për pastrimin e disa prej akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror 2017. Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi inspektoi nga afër aksionin e efektivëve të batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës, të cilët vijojnë punën për pastrimin e aksit rrugor Shkodër - Muriqan. “Kjo mund të quhet dhe një fushatë e një Shqipërie të pastër. Një Shqipëri e pastër, me rrugë të pastra nuk do të thotë vetëm një shans më shumë që turistët të vijnë më me dëshirë në Shqipëri, nuk do të thotë që vetëm të ketë shëndet fizik për njerëzit, sepse pastërtia është edhe shëndet fizik, por do të thosha edhe shëndet shpirtëror”, u shpreh zv. ministri Koçi. Nga akset rrugore të pikave kufitare, do të shtrihet në ato bregdetare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet