Valë ngricash në fundjavë. Në Kosovë -17°

Gjatë fundjavës moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me kthjellime dhe prani vranësirash, por temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta dhe do të ketë prani ngricash. Në vendet malore do të jenë -15/-2: vendet e ulëta -6/8: vendet bregdetare -4/10. Temperaturat më të ulëta parashikohen në Kosovë ku në këtë fundjave ndikojnë masat e ftohta të ajrit me presion të lartë atmosferikë, të cilat do të jenë prezente vetëm sot, në orët e para të ditës, kurse nga dita e dielë do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale. Nesëer priten dhe reshje dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri -17 gradë, kurse maksimalet e ditës nga -3 deri 1 gradë Celcius. Në shumë vende pritet të ketë dhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3 metra në sekondë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet