Vate Staka zgjidhet anëtari i KLPsë

Vate Staka ështa nga sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP miratoi kandidaturën e tij në mbledhjen e sotme. Votimi për anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), u zhvillua në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ku morën pjesë 230 prokurorë. Nga votimi kandidati Vate Staka mori 135 vota pro, ndërsa 81 prokurorë u shprehën kundër. Staka zëvendëson në këtë pozicion Antoneta Sevdarin, që u shkarkua nga Vetingu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet