Vazhdon protesta për parkun e lodrave te liqeni. Policia nuk ndërhyn

Protestuesit te liqeni artificial rrëzuan rrethimin në zonën ku do të ndërtohet parku si dhe dëmtuan disa mjete të rënda që ndodheshin aty. Forcat e shumta policore nuk ndërhynë. Më pas protestuesit marshuan drejt qendrës së Tiranës për tu vendosur para bashkisë ku ngritën gardhin metalik para derës së saj. Kryetari I PDsë Lulzim Basha ka reaguar duke thënë se e vetmja rrugë e qytetarëve është t’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plaçkitësve. Një ditë më parë kryeministri Rama reagoi nëpërmjet postimit të një video prezantuese të projektit në faqen e tij në facebook duke i konsideruar të pabesueshme arsyet e protestës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet