Vende të reja pune për studentët e ekselencës

Studentët pyesin në rubrikën: “Jam student dhe kam një pyetje” të Platformës së bashkëqeverisjes. Janë rreth 900 pyetje gjithsej, prej të cilëve 20 nuk kanë marrë ende përgjigje, për shkak se po proçedohen nga Ministria e arsimit. Përgjigje do të marrin të gjitha. Kryeministri “inkurajo të gjithë studentët që të shkruajnë në këtë rubrikë dhe ju them të gjithëve se pavarësisht problemeve që ka ky moment janë të natyrshme të kuptueshme dhe ka ende vështirësi adoptimi nga sekretariate për rregullat e reja”. Ekziston dhe një shtyrje afati për vendet e punësimit, në administratë. Shumë studentë që aplikojnë e kanë patur të pamundur të marrin dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin. "Në grupin e parë të vendeve të punës që janë shpallur dhe janë 800 vende me master dhe bachelor, për ata që kanë mbaruar vjet me 9-10 dhe për ata që mbarojnë sivjet, do të ketë përsëri shpallje të tjera të vendeve të lira të punës”, tha kryeministri. Flitet dhe për shtyrje të afatit për listat e disbursimit të tarifave, në mënyrë që studentët të plotësojnë dokumentacionin e plotë dhe të kemi lista të sakta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet