Vendimi i bashkisë: krijohet Agjencia për kontrollin e ushqimeve në Tiranë

Mishi në Tiranë është i pakontrolluar, tha dje i alarmuar kryetari i bashkisë Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit bashkiak. Opozita nuk mori pjesë. Me këtë rast ai lajmëroi se, në Tiranë, do të hapej një thertore e re, me kushte dhe standarte. Lajmi i keq deri tani ishte se 70% e mishit të tregtuar në Tiranë, nuk dihej se nga vinte dhe ku therej. "I propozoj Këshillit miratimin e këtij vendimi për të hapur dhe në Tiranë një thertore me cikël të mbyllur nën monitorimin e AKUt", tha Veliaj dje në Këshillin Bashkiak. Vendimi i cili u propozua nga LSI, u shoqërua dhe nga nje tjetër vendim për krijimin e Agjencisë e cila do të monitorojë të gjitha tregjet e kryeqytetit, për ofrimin e produkteve ushqimore me standarte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet