Vendet ku nuk mund të ndaloni më !

Vendosen tabela për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit dhe vijëzim i rrugëve

TIRANE - Kujdes, mos kaloni kudo me makinë ! Tani vijat e bardha dhe sinjalistika sot është kudo e dukshme në Tiranë. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, që ishte sot në shkollën “Vasil Shanto”, tha se paralelisht me masat për sigurinë e fëmijëve në shkolla ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përreth ambienteve të shkolla. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur ditën e djeshme dy urdhra që do të sjellë kufizimin e lëvizjes së furgonëve që transportit të mallrave për të lehtësuar trafikun ditor dhe njëkohësisht do të merren masa për rritjen e sigurisë së transportit të fëmijëve në shkolla. Ndërsa paraditen e sotme, Inspektorati Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka prishur ndërtimet pa leje rreth në shkollën “Sabaudin Gabrani”. Ambientet e liruara do të rehabilitohen dhe do të kthehen në funksion të shkollave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet