Vërtetohen akuzat për korrupsion, 2 vite e 6 muaj burg për ish gjykatësin

Ish gjykatësi Shkëlqim Miri mori dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Kundër tij u vërtetuan akuzat për korrupsion. Ai kishte marrë rryshfet 30 mijë Euro në këmbim të një dënimi të favorshëm ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje në vitin 1997. Prokuroria kishte kërkuar 4 vite burg, çfarë më pas Gjykata e uli në 2 vite e 6 muaj burg. Policia gjeti gjatë një kontrolli në banesën e Mirit, rreth 300 milionë lekë të vjetra. Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelin, por kërkesa e tij u refuzua.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet