Vetëvritet adoleshentja pas kërcënimeve me video

16 vjeçarja Adela Çaçi nuk arritur të duronte dot më kërcënimet për publikimin e mesazheve telefonike nga një një bashkëmoshatar i saj më iniciale D.K, aktualisht i arrestuar nga policia. Adoleshenti, nxënës shkollë, i kishte kërkuar para në këmbim të mospublikimit të videove intime.

I riu vazhdimisht e shantazhonte adoleshenten, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale. 16-vjeçarja, pasi ka refuzuar t’i japë atë që kërkonte shokut të shkollës, u ka shprehur dhe familjarëve problemin që kishte. Fillimisht, e ndjera i ka rrëfyer nënës së saj të gjithë historinë. Nëna, më pas, ka diskutuar dhe me babain mbi atë që po ndodhte dhe kërcënimet që vajza kishte marrë. Por, të ndikuar dhe nga opinioni publik dhe paragjykimet, dy prindërit nuk kanë vepruar menjëherë për zgjidhjen e kësaj situate dhe qetësimin e vajzës.

Më shumë debat ka hapur fakti se vajza kishte një të dashur dhe se për më tepër një i tretë kishte dhe video të tyre në momente intime, sesa kërcënimet e 17- vjeçarit karshi vajzës së tyre. Duke mos i dhënë rëndësinë e duhur, vajza, në kushte të rënda psikologjike, në momentin kur ndodhej vetëm në dhomën e saj, ka pirë një sasi pesticidesh.

Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë dhe e dërguan në spital me urgjencë. Duke parë gjendjen e rënduar, mjekët e nisën drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. 16- vjeçarja ndërroi jetë dy ditë pas ngjarjes. në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në Polici nuk ka pasur asnjë denoncim nga familjarët e vajzës lidhur me kërcënimet që ajo kishte marrë. Gjithçka u zbulua pas marrjes në pyetje të dy prindërve dhe verifikimeve të mesazheve në telefonin e adoleshentes. Kjo gjë çoi në arrestimin e menjëhershëm të 17-vjeçarit, D.K. “Arrestimi i tij u bë pasi në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, u paraqit e vetëhelmuar me pesticide, shtetasja A.Ç., 16 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT”.

Nga hetimet e Policisë rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike”, bëhet e ditur nga Policia e Beratit, ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Vlorës, pasi në Gjykatën e Vlorës ndodhet një seksion i posaçëm për shqyrtimin e çështjeve penale për minorenët. /Panorama/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet