Vetingu në Polici, përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit

Përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik për Vettingun në Polici, Gardë e SHÇBA. Kjo përzgjedhje i hap rrugë nisjes së procesit të Vetingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më tej, procesi i Vetingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.

Sipas njoftimit zyrtar, Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të ligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit:

1. Ana Kapaj

2. Artur Baku

3. Marjeta Gjelaj

4. Sonila Kadareja

5. Viktor Bërdo

Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:

1. Ela Kërka

2. Elda Kuka (Balili)

3. Elida Liko

4. Ledian Rusta

5. Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:

1. Nertila Sadedini (Murati)

2. Bledar Ilia

3. Arta Lleshi

4. Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:

1. Amarildo Kurti

2. Arta Lleshi

3. Eralda Bajollari

4. Erjena Bashari

5. Erlisa Shkodrani

6. Floris Muho

7. Gent Pejo

8. Gëzim Selmani

9. Ilva Mitro

10. Iva Guçe

11. Klevi Hajdini

12. Marjana Çela

13. Marjeta Përlala

14. Suela Pashaj

15. Laert Elmazaj

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:

1. Elvira Dabërdaku, inspektor

2. Adriana Meko, inspektor

3. Zamira Gjini, inspektor

4. Alban Laska, inspektor

5. Besnik Hodo, inspektor

Anëtarë zëvendësues janë:

1. Dhimitrulla Spiro, inspektor

2. Vjollca Koçollari, inspektor

Reforma dëshmon vullnetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të ndërtuar institucione të forta me njerëz me integritet, duke i ngritur në standardet europiane.

Institucionet me punonjës me integritet, të aftë profesionalisht, garantojnë besueshmëri tek qytetari, tek agjencitë e tjera ligj zbatuese, tek partnerët ndërkombëtarë dhe rritin cilësinë e vetë Policisë, Gardës e SHÇBA për më shumë siguri për qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet