Vetingu: Kush dorëhiqet, shpëton

Rasti i fundit i ish-prokurorit Adriatik Llalla, i cili dha dorëheqjen nga mundësia për t'u emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, hapi mjaft dyshime nëse në këto situata ato që dorëhiqen do t'i shmangen vetingut apo jo. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e aprovon këtë fakt, që nëse një prokuror apo gjyqtar dorëhiqet nga detyra e tij që ushtron apo që do të mund të ushtrojë në të ardhmen (rasti i Llallës), përjashtohet nga procesi i vetingut. Ky ishte rasti i parë ndaj ngjalli shumë pikëpyetje.

Por ligji e ka parashikuar që në rast të tilla personi që dorëhiqet përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet dhe nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e tij si prokuror apo gjyqtar. Kështu, përsa i përket pyetjes se ish-prokurori Llalla do t'i nënshtrohet vetingut apo jo, përgjigjia është "Jo", por do të përjashtohet nga cdo detyrë në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Atij do t'i hiqet e drejta për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet