Vettingu në fazën e fundit, 35 dosje të parat që do kalojnë në sitë

Komisioni i Kualifikimit ka mbyllur përzgjedhjen e 35 nga 68 gjyqtarë dhe prokurorë gjithsej, që do të kalojnë të parët në sitë. Procesi i vettingut do të shtrihet në kontrollin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale. Deri më tani janë përzgjedhur 5 dosje për çdo prokuror dhe gjyqtar për çështjet që ka gjykyar në 3 vitet e fundit. Faza e parë ka përfunduar dhe tani do të pasojë faza tjetër. Janë 35 gjyqtarë që do të verifikohen fillimisht nga ILD. Bashkangjitur me dosjet e gjykuara nga prokurorët apo gjyqtarët janë edhe anskesat të cilat janë raportuar nga qytetarët për secilin prej tyre. Së shpejti do të nisin edhe seancat ddegjiore. Ndërkohë një rol të madh kanë dhe ndërkombëtarët. Mësohet se dhe ata po verifikojnë brenda dhe jashtë vendit dhe shumë shpejt do të paraqesin raport për secilin emër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet