Vijon aksioni ''Stop Informalitetit'', 8530 qytetarë shkarkojnë aplikacionin

Lufta kundër informalitetit vazhdon “Non Stop” dhe numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin “Stop Informalitetit” ka arritur në 8530.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama i cili u bëri thirrje qytetarëve që ta shkarkojnë këtë aplikacion dhe të denoncojnë çdo shfaqje abuzimi me ligjin.

“Aplikacioni Stop Informalitetit gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…Shkarkoje dhe ti nëse s’e ke bërë ende dhe jep kontributin tënd në këtë luftë, duke denoncuar çdo shfaqjen abuzimi me ligjin, në treg a në punë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave 100% i garantuar”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet