Vizita në Gjermani: Mimi Kodheli 2 orë shopping në 'Alsterhaus'

Ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli është kapur ‘mat’ duke bërë pazar, gjatë një vizite të saj zyrtare në Gjermani në një prej komplekseve të dyqaneve më të shtrenjta të qytetit të Hamburgut, ku ajo kishte shkuar me helikopter. Ministrja ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, pasi ka shkuar në dyqanet ‘Alsterhaus’ për dy orë, e shoqëruar nga katër makina luksoze dhe një furgon i policisë gjermane. Gazetarëve gjermanë u ka rënë menjëherë në sy autokolona e pazarit dhe janë interesuar me detaje, se kush udhëtonte me të. Sipas informacioneve të mediave gjermane, ministrja Kodheli, ka kaluar plot dy orë në dyqanet luksoze. Pas dy orësh pazar, një gazetar nga kurioziteti për të mësuar nëse Kodheli me pagë 1000 euro mund të kishte blerë diçka, kishte pyetur se çfarë kishte blerë vizitorja, por pa marrë asnjë informacion. Gjatë vizitës në Gjermani, ministrja shqiptare nuk ka anashkaluar aspak detyrat zyrtare. Ajo është takuar të hënën në Berlin me homologen Ursula von der Leyen, për të diskutuar mbi situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikën e Vladimir Putin. Kodheli gjitashtu ka mbajtur edhe një leksion përpara 300 të ftuarve në një prej kolegjeve të Berlinit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet