Vizitë shtetërore nga Shqipëria. Ministrja e mbrojtjes bën shopping në Alsterhaus

Tre limuzina të zeza me dritë blu, një Mercedez i Klasit - S me targa të Berlinit dhe një autoveturë e policisë ushtarake: Vizitë shtetërore në mes të Jungfernstieg (lagje në Hamburg) ? Jo tamam

Ardhja në Gjermani ishte në fakt vizitë e lartë shtetërore. Të hënën mbërriti në Berlin Mimi Kodheli. Në agjendën e takimeve kishte biseda me Ministren e mbrojtjes gjermane Ursula von der Leyen (CDU). Para së gjithash do të flitej për situatën në Ballkan, konfliktin e Ukrainës dhe politikën e presidentit rus Vladimir Putin. Të dyja gratë kuptohen shumë mirë dhe takohen shpesh me njëra tjetrën, pastaj një udhëtim për në Hamburg. Politikanja shqiptare mbërriti me helikopter dhe drekën e kaloi në Rickmers Rickmers (anije muze me restorant brenda). Aty iu servir një specialitet tipik i Hamburgut 'Pannfisch mit Senfsoße' (një lloj fileto peshku në tigan me salcë murtardë). Për ta mbyllur vizitën (Kodheli) shkoi në një qëndër tregtare Vip në Alsterhaus. Aty iu prezantuan produktet e dëshiruara në ambjentet Vip nga vetë punonjësit. Gati dy orë zgjati turi i shopping-ut i ministres. Znj. Kodheli a bleu diçka ? Për këtë heshti qëndra tregtare pas pyetjes që i bëri Mopo (gazeta). Pastaj në darkë Ministrja udhëtoi për në akademinë e lartë të ushtrisë, në Blankenese, ku aty mbajti para 300 të ftuarve një fjalim dhe si përfundim përsëri në darkë (iu servir) pjata tipike e Hamburgut. /marrë nga mopo.de/ *foto Hirschbiegel

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet