Vidhen informacione nga Agjencia e inteligjencës

Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, AISM, Elfrida Bardhanjori, mori gjykim të shkurtuar pasi pranoi vjedhjen e të dhenavë nga kompjuteri i drejtorit të AISM. Ajo u dënua me 18 muaj 'shërbim prove'. Ekspertët nuk janë në gjendje të përcaktojnë se cili është dëmi që i është shkaktuar Ministrsë, por sigurojnë se nuk kishte materiale sekrete. Bardhanjori ka deklaruar se informacionin e kishte marrë për ti bërë një kopje që drejtori dispononte meqë, ky i fundit, do të largohej nga detyra. Ende nuk janë specifikuar se cila ka qenë natyra e informacioneve të vjedhura nga kompjuteri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet