Vjen dëbora, temperaturat deri në -13: javën e ardhshme përmirësimet

Tashmë erdhi. Siç ishte parashikuar, vendi ynë do të ketë një ulje të menjëhershme të temperaturave. I ftohti siberian do të depërtojë në mbarë vendin. Minimalja do të jetë -13 në vendet malore dhe -9 në Tiranë. Reshje dëbore dhe në Tiranë. Vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në juglindje verilindje pjesërisht dhe zona qëndore deri në lartësi 400-500 metra në nivelin e detit kudo të ketë borë. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi. Javën e ardhshme do të ketë përsëri rritje të temperaturave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet