Vjeshta fillon me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të shpeshta. Ky do të jetë moti për sot dhe ditët në vijim. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lëhtë por stinës së ftohtë nuk i iket më. Në zonat malore nga 05ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 19 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 19ºC. Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet