Vlora jo vetëm prodhuese, por edhe vend tranzit i drogës për Europën

Kryeprokurorja Arta Marku gjatë analizës vjetore në prokurorinë e Vlorës ka shprehur se ky qytet është një ndër vendet jo vetëm prodhuese e drogës por gjithashtu tranzit për në vendet e Europës për shkak edhe të favorizimeve nga linjat bregdetare. Kështu për tu vënë në vijë kjo situatë, Marku theksoi se duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.

“Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Jo vetëm kaq duhet mos ngutje me qëllim që në rrjetën e policisë të përfundojnë peshqit e mëdhenj, organizatorët e trafikut të drogës".

Por për këtë qëllim sipas kryeprokurores, duhet që të autoritetet të mos nguten dhë të vënë para drejtësisë organizatorët e vërtetë duke mos u mjaftuar vetëm me shpërndarësit e vegjël apo konsumatorët.

"Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet