Voltana Ademi, do të pengojmë zgjedhjet

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi mbajti një konferencë për mediat tha se do të bëjë gjithçka që të mos lejojë që ambjentet që janë në administrim të Bashkisë, siç është Pallati i Sportit, të mos përdoren si KZAZ, pasi siç tha ajo zbaton vetëm dekretin e Presidentit Ilir Meta, që e ka anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

E pyetur nga gazetarët, nëse KZAZ-të do të zhvendosen në një tjetër ambient që nuk është në administrim të Bashkisë, ajo sërish tha se do të bëjë gjithçka që Shkodra të mos kalojë në një proces farsë ligjor. Pra teksa tha se këtë "betejë" po e bën për të ruajtur ambientet që janë në administrim të Bashkisë së Shkodrës, Ademi nxorri veten zbuluar se në fakt e gjitha është vetëm për të penguar procesin zgjedhor, edhe nëse KZAZ-të do të zhvendosen në ambjente që nuk i takojnë Bashkisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet