Vonohet autobusi me ambasadorët shqiptarë, Nishani anulon takimin

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani anuloi takimin e ambasadorëve aktualë dhe ish ambasadorëve shqiptarë që nga viti 90. Ish ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, me anë të një statusi në ‘Facebook’, ka sqaruar të gjithë situatën. Fillimisht ai vlerësoi presidentin për ftesën, duke u shprehur se ndihet mirë që ka ende drejtues të shtetit shqiptar që besojnë te përvoja e ambasadorëve. Për Berishën, vonesa prej 15 minutash e ambasdorëve në funksion ishte një akt i paprecedentë dhe një fyerje për figurën e presidentit. "Sikur të mos mjaftonte kjo - thotë ambasadori - autobusi që transportonte diplomatët shqiptarë në takimet me drejtuesit e qeverisë dhe parlamentit solli dhe shkarkoi një turmë njerëzish ndër të cilët një numër i madh ishin të pa ftuar". Duke sjellë përvojën amerikane, Berisha shkruan se kjo kategori njerëzish në Amerikë, quhej ‘party crushers’ dhe largohej me dhunë. Ambasadori vlerësoi urtësinë me të cilën veproi presidenti, duke anuluar takimin dhe duke mos lejuar nëpërkëmbjen më tej të autoritetit të tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet