Vrasja e Bilalit, policia ekzaminon provat

Grupi hetimor ka në dorë disa prova të rëndësishme që do të zbulojnë vrasësit apo vrasësin e ish policit Arben Bilali, i cili u ekzekutua në një atentat ditë më parë. Policia ka gjetur një armë dhe disa sende brenda një makine të braktisur nga autorët e krimit. Së bashku më armën u gjetën doreza dhe një maskë, të cilat po i nënshtrohen ekzaminimit në laborator. Grupi hetimor ka në dorë dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Policia kriminale është në pritje të përgjigjeve që do të sjellë Laboratori i Policisë Shkencore për të parë se kujt i përkasin profilet gjenetike të zbuluara në automjetin me targa të vjedhura. Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet për vrasjen e Arben Bilalit mbetet ajo e hakmarrjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet