Vrasja e zyrtarit të OSHEE pa autor, bojkotohet mbledhja në Këshillin bashkiak të Mirditës

Këshilltarët e majtë në bashkinë e Mirditës, Gjon pjetri dhe Arben Tusha, kanë bllokuar mbledhjen e ditës së djeshme. Ata kërkojnë nga shefi i komisariatit të Mirditës, të vijë në këshillë dhe të japë llogari lidhur me hetimet e zyrtarit të OSHEEsë, njëkohësisht anëtar i këshillit bashkiak në mirditë, Saimir Jaku. Ky i fundit u vra në mes të ditës, në një lokal i cili ndodhej vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe anëtarët e tjerë të Këshillit bashkiak, të ciët janë të shqetësuar se përsë kjo ngjarje nuk ka ende një autor. Mbledhja zgjati vetëm 10 minuta, ku u miratua vetëm ndihma ekonomike dhe dhënia me qira për një fabrikë.Mbledhja e ardhshme do të zhvillohet pas 10 ditësh, ku do të jetë prezent edhe shefi i komisariatit, për të dhënë shpjegimet lidhur me vrasjen e zyrtarit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet