Vritet nga ish bashkëshorti, gjykatësja

Është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj, 39 vjeçarja Fildez Hafizi. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e xhamllikut, në kohën kur gjykatësja ka qenë brenda në makinë. 53 vjeçari që sapo kishte dalë nga burgu, ku akuzohej për 'dhunë në familje' dhe 'armëmbajtje pa leje' i është afruar makinës dhe e ka qëlluar atë dy herë më pistoletë. Hafizi punontë që prej disa muajsh në Gjykatën administrative në Shkodër. Pak ditë më parë gruaja kishte folur me një kolegen e saj në telefon, duke i thënë se ndjehej e kërcënuar nga i shoqi.

Kolegët kanë reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet