Xhafaj kritika policisë së Vlorës: Aspak të kënaqur, ende ngjarje kriminale pa autorë

Gjatë analizës së tij vjetore në Policinë e Vlorës, ministri Xhafaj theksoi se nuk është aspak i kënaqur nga puna e tyre. Ky reagim i ministrit të brendshëm vjen si pasojë e moszbulimit të disa ngjarjeve kriminale. Vrasjet ende pa autorë, duket se kanë shkaktuar zemërim te ministri. Ai shoqërohej edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu.

“Nuk jemi fort të kënaqur me punën e strukturave të drejtorisë vendore të policisë së Vlorës. Qoftë në nivelin e sektorëve, seksioneve në drejtorinë vendore dhe të komisariateve dhe unë besoj që brenda kopetencës së tij, Drejtori i Përgjitshëm do të shohë me shumë kujdes, të bëjë analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të marrë vendimet e duhura. Konstatoj me shqetësim se qoftë në Fier dhe në mënyrë të veçantë në Vlorë ka disa ngjarje që lidhen me humbjen e jetëve, me disa vrasje të rënda të cilat për fat të keq janë ende pa autorë”.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë pjesë të territorit pa prezencë të punonjësve të policisë. Xhafaj tha se kështu është vepruar në Elbasan dhe së shpejti do të veprohet kështu edhe në Fier dhe Vlorë. Gjithashtu një paralajmërim nga Xhafaj, ishte nisja e vetigut në polici, që do të jetë prioritet në 2018. Vetëm kështu do të zhduken problemet që ka së brendshmi policia dhe qytetarëve do ti rikthehet besimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet