Xhafaj: shkarkime të tjera do të pasojnë në kupolën e Policisë së Shtetit

I ftuar në një studio televizive Ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj, sqaroi edhe një herë proçesin e vetingut në polici. Ministri tha se në fund të janarit do të kalojë për miratim në kuvend, ligji i paketës së vetingut në polici. Procesi i vetingut tashmë ka nisur dhe do të zjasë 2 vite. Do të ketë tre faza për zbatimin e plotë të kësaj nisme. Në fazën e parë do ti nënshtrohen vetingut 300 oficerë të cilët janë kupola e policisë. Më pas vetingu do të prekë edhe policin më të thjeshtë. Vetingu në polici do të kryhet më qëllimin e zdukjes së korrupsionit, lidhjeve kriminale dhe zbulimi i aftësive profesionale. Me anë të vetingut në polici tha ministri Xhafaj, do të rrisim kredibilitetin e policisë dhe do të përmisojmë imazhin. Ndërkohë bashkëpunimi vazhdon edhe me ndëkombëtarët të cilët po verifikojnë për çdo emër nëse kanë dosje të hapura apo pasuri të majme jashtë vendit. Përsa i përket shkarkimit të ish kreut të policisë së shtetit Haki Cako, ministri tha se ky ishte një vendim së pari i marrë vetë nga Cako. Por nuk nguroi të shprehë se ishte një veprim i domosdoshëm për të sjellë një frymë të re në polici. Xhafaj tha se shkarkime të tjera do të pasojnë në ditët në vijim, në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet