Xhafaj: gati vettingu në polici

Ministri i Punëve të brendshme, në një deklaratë për mediat, tha se vettingu në polici është gati. Tashmë është në procesin e hartimit të kuadrit ligjor po shumë shpejt do të publikohet dokumenti dhe analizat me planet dhe veprimet. Ministri theksoi se në bashkëpunim me ndërkombëtarët synohet që ky proces të mbyllet brenda vitit. Ndërohë, njëkohësisht në një dalje për mediat, drejtori i policisë së shtetit, Haki Cako, deklaroi se operacioni ‘Forca e Ligjit’ nuk do të shtrihet vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë vendit. Ky operacion i ndërmarrë nga ministria e brendshme, në kuadër të goditjes së krimit, do të shtrihet edhe jashtë vendit me ndihmë e partnerëve strategjikë të huaj dhe do të ketë në fokus luftën ndaj çdo veprimtarie kriminale

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet