Xhamia e Namazgjasë në Tiranë më e madhja në Ballkan, ëndrra e shqiptarëve tashmë realitet

Në Tiranë tashmë prej vitit 2015 kanë nisur punimet për ndërtimin e Xhamisë më të madhë në Ballkan, Xhamia e Namasgjasë. Kjo xhami po ndërtohet pranë Kuvendit dhe është e financuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë me shumën rreth 30 milionë euro. Ritmet për ndërtimin e saj janë shumë të shpejta, ndërsa koordinatori në zyrën e këshilltarit të çështjeve fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Yasin Şengül, tha se ndërtimi total i saj do të përfundojë në vitin 2018.

"Është parashikuar që të përfundojë në fund të vitit 2018. Si karabina është përfunduar dhe 70 për qind e procesit të veshjes me shtresë plumbi ka përfunduar. Minaret kanë përfunduar së ndërtuari, ndërsa sa i përket veshjes me mermer pjesa më e madhe edhe tek kjo fazë ka përfunduar. Ndërkohë në katet e poshtme vazhdojnë instalimet hidraulike dhe elektrike. Xhamia po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë, ndërsa vetëm xhamia si karabina ndodhet në një hapësirë rreth 5 mijë metër katrorë. Xhamia është e përbërë nga katër minare, kupola kryesore dhe pjesa qendrore e xhamisë. Gjithashtu xhamia do të ketë edhe ambientet e jashtme".

Şengül tha se kjo xhami është një ëndërr e shqiptarëve që nuk ka mundur të realizohet deri më sot. Për këtë arsye Turqia si popull vëlla musliman i shqiptarëve do ta bëjnë realitet këtë xhami si dhuratë për shqiptarër. Xhamia në mabientet e brëndshme ka një kapacitet prej 5 mijë përsonash, por duke llogaritur edhe ambientet jashtë ky kapacitet mund të arrijë deri në 10 mijë.

Sa i përket kateve të nëndheshme, janë dy katet e garazhit, si dhe kati zero që do të jetë multifunksional, ku do të ketë bibliotekë, sallë konferencash, restorant dhe ambiente për kurse fetare. Pasi të përfundojnë të gjitha punimet, është programuar një ceremoni inaugurimi për Xhaminë e Namazgjasë. Xhamia përveç funksioneve për besimtarët muslimanë pritet të jetë një destinacion turistik për shumë turistë të huaj dhe vendas.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet